​Sulm seksual ndaj dy femrave në Prizren, arrestohet një i dyshuar
BKT
Kronika

​Sulm seksual ndaj dy femrave në Prizren, arrestohet një i dyshuar

Një person është arrestuar në Prizren meqë dyshohet se më 12 gusht kishte sulmuar seksualisht dy femra në Prizren.

Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar seksualisht dy viktimat femra kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. 


MË SHUME NGA Kronika