10:43 / 16.08.2021
Keqtrajtoi nënën dhe motrën e tij, arrestohet i dyshuari
Arrestohet një person për shkak se ka keqtrajtuar psiqikisht nënën dhe motrën e tij
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se ka keqtrajtuar psiqikisht nënën dhe motrën e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:30, në Gjakovë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.























