Vdes një person pas një vetaksidenti në rrugën Leshak-Mitrovicë
BKT
Kronika

Vdes një person pas një vetaksidenti në rrugën Leshak-Mitrovicë

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në rrugën nacionale Leshak-Mitrovicë.

Sipas njoftimit rasti ka ndodhur të mërkurën derisa raportohet se viktima derisa ishte duke drejtuar veturën, për shkaqe të panjohura kishte humbur kontrollin mbi veturë, dhe ishte përplasur në mbrojtëset metalike të rrugës.

Si pasojë e lëndimeve drejtuesi i veturës ka vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni varrimi.


MË SHUME NGA Kronika