09:41 / 20.08.2021
Dyshohet si autor i zjarrvënies në Rrajcë, shpallet në kërkim 20-vjeçari
Një 20-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit për veprën penale "Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor".
Policia bën me dije se u shpall në kërkim shtetasi Igli Halili, 20 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Sutaj, Prrenjas.
Ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Rrajcë Skënderbe, në vendin e quajtur "Guri i Dhelprës", pjesë e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.























