E sulmon pasi nuk merren vesh për parkimin e veturave,arrestohet i dyshuari
BKT
Kronika

E sulmon pasi nuk merren vesh për parkimin e veturave,arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Prishtinë, të enjten rreth orës 19, pasi kishte sulmuar dhe kanosur një person.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari kishte sulmuar viktimën pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur rreth parkimit të veturave.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.

 


MË SHUME NGA Kronika