11:11 / 21.08.2021
Digjen 50 hektar tokë dhe tetë objekte të pa banuara në Bllatë të Podujevës
Në Bllatë të Podujevës janë djegur rreth 50 hektar tokë pronë private, tetë objekte të pa banuara, një kamion si dhe disa shtylla elektrike.
Në raportin e policisë thuhet ‘se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe kanë lokalizuar zjarrin, rasti është duke u hetuar’.























