Pesë persona të lënduar në një aksident trafiku në Sibovc të Podujevës
BKT
Kronika

Pesë persona të lënduar në një aksident trafiku në Sibovc të Podujevës

Një aksident trafiku ka ndodhur në Sibovc të Podujevës, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Këtë e ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Sibovc të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona  kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë  dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.

Tutje, ajo tha se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.


MË SHUME NGA Kronika