09:14 / 23.08.2021
Një e mitur bëhet nënë, arrestohet personi me të cilin bashkëjetonte
Një e mitur është bërë nënë gjatë vikendit që lamë pas.
Policia ka bërë të ditur se e mitura ka lindur fëmijën e saj në Spitalin e Pejës, ndërsa njësiti policor është marr me rastin.
“Njësiti policor është marr me rastin, ku viktima ka deklaruar se para një viti ishte martuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Ky rast është inicuar si “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeç”.























