Dy të plagosur në rrugën “Muharrem Fejza”
BKT
Kronika

Dy të plagosur në rrugën “Muharrem Fejza”

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, në mbrëmjen e së premtes.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i ndërrimit në Qendrën Emergjente në QKUK, Naser Syla.

“Dy persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit dhe janë duke marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente. Ata janë pranuar para 15 minutash”, ka njoftuar Syla.


MË SHUME NGA Kronika