11:20 / 31.08.2021
Policia raporton për dy raste të dhunës në familje
Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje, ku dyshohet se është sulmuar nëna, transmeton Telegrafi.
Njëri rast ka ndodhur në Podujevë, e tjetri në Fushë Kosovë.
Podujevë 30.08.2021 – 09:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti e ka kanosur nënën e tij. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 30.08.2021 – 21:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare për arsye se e njëjta në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht nënën dhe familjarët e saj. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.























