Arrestohet pasi dyshohet se sulmoi një polic në Prishtinë
BKT
Kronika

Arrestohet pasi dyshohet se sulmoi një polic në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër ka sulmuar një zyrtar policor në Prishtinë, transmeton Telegrafi.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, të hënën rreth orës 18:33.

“Është arrestuar e dyshuara kosovare për arsye se e njëjta kishte refuzuar urdhrat e zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës me ç’rast e kishte sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore në duar dhe qafë si dhe i kishte dëmtuar uniformën”.

E dyshuara pas intervistimit e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 


MË SHUME NGA Kronika