11:39 / 31.08.2021
Zhduket e mitura nga Gjakova
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast zhdukje të një vajze në Gjakovë, transmeton Telegrafi.
Rastin në polici e ka raportuar babi i vajzës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga shtëpia është larguar vajza e tij e mitur femër kosovare dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.























