10:26 / 01.09.2021
Një burrë dhe një grua arrestohen për marrje me prostitucion
Në Gjakovë janë arrestuar dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull, kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mundësim ose detyrim për prostitucion”.
Policia në raportin 24-orësh thekson se dy të dyshuarit pas intervistimit në stacionin Policor të Gjakovës, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.























