09:44 / 02.09.2021
Gjendet e vdekur një grua në Prizren
Policia e Kosovës ka raportuar se në Prizren është gjetur pa shenja jete një femër, transmeton Telegrafi.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës























