5 raste të dhunës në familje u raportuan dje në polici
5 raste të dhunës në familje janë raportuar dje në Policinë e Kosovës, raporton Gazeta Express.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 13:00 është arrestuar një e mitur në Obiliq pasi që e njëjta dyshohet se ka sulmuar fizikisht prindërit e saj. Viktimat kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt
Ndërsa, në Kaqanik, në orën 07:00 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Prizren, dje në orën 20:40 është raportuar se tre vëllezër dyshohet se kanë pasur një mosmarrëveshje mes vete dhe kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është ndalur në stacion policor, dërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Në raportin 24 orësh të policisë po ashtu bëhet e ditur se në Dragash, në orën 19:30 është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht babain e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje
Në Klinë, dje në orën 20:25, sipas policisë, një grua ka raportuar se është rrahur nga bashkëshorti i saj. Viktima ka marrë tretman mjekësor pasi që kishte lëndime të lehta trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në raportin 24 orësh të policisë po ashtu ëshë bërë e ditur se në Pejë më 31.08.2021 në orën 16:00 është arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
.























