11:08 / 03.09.2021
I maskuari ia drejton armën në derë të shtëpisë një burri në Zveçan
Një burrë në Zveçan ka njoftuar policinë se në shtëpinë e tij ka trokitur në derë dikush, dhe pasi ka hapur derën ka parë një person të maskuar dhe me armë.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari ia kishte drejtuar armën viktimës duke i kërkuara para ose jetën e tij.
Pasi viktima ka thënë se nuk ka para i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, thuhet më tutje në raportin e policisë.























