Mbi 1.8 milionë shtetas nga Kosova hynë gjatë gushtit nga Morina
BKT
Kosovë

Mbi 1.8 milionë shtetas nga Kosova hynë gjatë gushtit nga Morina

Vetëm gjatë muajit gusht hynë në territorin shqiptar nga pika e Morinës, 1 865 000 shtetas nga Kosova.

Lajmin e bëri të ditur sot në një prononcim për mediet komandanti i pikës kufitare së Kosovës, Nexhmi Krasniqi, i cili foli lidhur me situatën e krijuar në kufi nga zbatimi i masave të reja antikovid.

Krasniqi tha se sot situata në pikën e kalimit kufitar të Morinës është më e qetë, krahasuar me ditët e tjera.

Ai theksoi se në pikën kufitare të Vërmicës, pala kosovare ka rritur me 50% personalin për të përballuar fluksin e shtuar.

Krasniqi tha se “janë të gjitha masat për menaxhimin e situatës, por sot nuk ka fluks siç ka pasur dje dhe pardje”.

“Sot është gjendja më e qëndrueshme. Është vendimi i qeverisë dhe ne jeni në gatishmëri dhe po zbatojmë ligjin dhe procedurat antikovid, por për shkak të kësaj ka radhë në kufi. Nuk është si ditët e kaluara. Gjendja është më e qëndrueshme. Ne për shkak të këtyre radhëve kemi rritur me 50% numrin e personelit të Vermicës, pika më e madhe kufitare me Shqipërinë, ku vetëm në gusht kanë kaluara 1 865 000 qytetarë. Shumica e shtetasve nga Kosova, duke qenë se shkolla nis në 13 shtator kanë gjetur kohë për të bërë plazh në Shqipëri. Ne po e menaxhojmë situatën në të gjitha pikat kufitare dhe po apelojmë vazhdimisht që të pajisen me dokumente e të mos na krijojnë radhë”, tha Krasniqi. 


MË SHUME NGA Kosovë