09:54 / 07.09.2021
Babai njofton Policinë se vajza e mitur po bashkëjeton me një mashkull
Një rast i bashkëjetesës jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç është zbuluar në Lipjan.
Babai i një vajze të mitur ka njoftuar Policinë se vajza e tij e mitur është duke bashkëjetuar me një mashkull.
Pas kësaj, Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.























