Katër të arrestuar për drogë në Shkodër, sekuestrohen 19.5 kg kanabis
BKT
Kronika

Katër të arrestuar për drogë në Shkodër, sekuestrohen 19.5 kg kanabis

Sekuestrohen 19.5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa në Shkodër. Policia e Vau Dejës vuri në pranga shtetasin Gj.D., 44 vjeç , banues në fshatin Kosmaç, Vau Dejës. Lënda narkotike ju gjet në banesë.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar  nga shërbimet e policisë  në një serë në pronën e tij u gjetën  të kultivuara  disa bimë narkotike kanabis.

Po nga ky komisariat u ndaluan shtetasit E.K., 25 vjeç , E.K., 22 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Benë, Vau Dejës.

Nga  hetimet e kryera  ka rezultuar se shtetasit  e lartëpërmendur, janë autorët e dyshuar të disa rasteve të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Benë, Njësia Administrative Shllak, Bashkia Vau Dejës.

Gjithashtu po në vijim të operacionit  nga specialistët  për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve  në DVP Shkodër u arrestua  në flagrancë shtetasi  N.D., 40 vjeç banues në fshatin Bleran, pasi në sheshin “Prekë Cali” Shkodër , gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi i lartëpërmendur iu gjetën të  fshehura disa doza të vogla të dyshuara  lëndë narkotike e llojit kokainë dhe një shumë eurosh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet paraprake të kryera bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se ky shtetas merrej me shpërndarje  në doza të vogla të drogave të forta kryesisht kokainë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme./oranews


MË SHUME NGA Kronika