09:58 / 14.09.2021
Arrestohet një person në Istog, dyshohet për falsifikim të testit antiCOVID
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi i njëjti ka prezantuar testin anti Covid-19, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar, transmeton Telegrafi
Rasti ka ndodhur në Istog, të hënën në ora 19:40.
Me vendim të prokurorit I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.























