Arrestohen 3 persona në Lezhë, ja për çfarë akuzohen

Arrestohen 3 persona në Lezhë, ja për çfarë akuzohen

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Lezhës për vepra të ndryshme penale.

Një prej tyre, i identifikuar si Saimir Simoni, 34 vjec, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 2 muaj burgim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërkohë në pranga është vënë edhe një 33-vjecar i identifikuar me inicialet I.N., banues në Fushë Krujë pasi transportonte klandestinë drejt Kosovës me një automjet furgon tip “Benz”.

Shtetasi I. N. është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në Skuraj, Kurbin, duke transportuar me automjetin furgon tip “Benz”, 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

by Taboola

Sponsored Links

You May Like

Kärsitkö aina selkäkivuista? Tässä on syy ongelmaasiHyva terveys

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. J., 48 vjeç, banues në Podgoricë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin dytësor Shkodër-Lezhë, duke drejtuar automjetin tip “Skoda”, në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme./tch


MË SHUME NGA Kronikë e Zezë