Drenas, digjen nga zjarri 34 koshere të bletëve dhe tri shtylla elektrike
Sharr Travel

Drenas, digjen nga zjarri 34 koshere të bletëve dhe tri shtylla elektrike

Policia ka njoftuar së në fshatin Arbëri e Epërme në Drenas janë djegur 4 koshere me bletë dhe 30 koshere të vogla, transmeton Telegrafi.

“Dy ankuesit, një mashkull dhe një femër kosovarë kanë raportuar se, nga zjarri i janë përfshirë një sipërfaqe e hamallisë me ç ‘rast i janë djegur edhe 4 koshere me bletë, 30 koshere të vogla si dhe tri shtylla elektrike”, thuhet në raport të policisë.

Rasti vazhdon të hetohet.