Kanosi dy policë dhe tre inspektorë të AUVK-së, arrestohet i dyshuari

Kanosi dy policë dhe tre inspektorë të AUVK-së, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur verbalisht dy zyrtarët policor dhe tre inspektorët e AUVK-së, transmeton Telegrafi.

“Është shoqëruar në polici i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, ka kanosur verbalisht dy zyrtarët policor dhe tre inspektorët e AUVK-së derisa ishin në inspektimin e lokaleve afariste dhe të gastronomisë”, thuhet në raport.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.