​Ndalohet një person nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës

​Ndalohet një person nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, kanë ndërmarrë veprime hetimore kundër të dyshuarit me inicialet B.A., me profesion mjek.

Prokuroria Speciale njofton se B.A. dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar.

Me aktvendim të prokurorit i dyshuari B.A është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.