Ndalohen katër persona për ryshfet
Sharr Travel

Ndalohen katër persona për ryshfet

Policia e Kosovës ka ndaluar personat me inicialet J.H., A.F., B.G., me dyshimin se kanë kryer veprat penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrja e ryshfetit, si dhe personi me inicialet H.H., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale pranimi i ryshfetit në sektorin privat.

Dy nga të akuzuarit, në cilësinë e zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Punëve të Jashtme, dyshohen se kanë keqpërdorë pozitën zyrtare dhe kanë marrë ryshfet, ashtu që pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit të lëshuara nga prokurori i rastit, janë arrestuar katër të dyshuarit nga Policia e Kosovës dhe me aktvendim të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë nën këtë masë.

Prokurori i Shtetit lidhur me këtë rast, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve të tij ligjore.