09:40 / 20.09.2021
Nga pakujdesia e shkeli me makinë një vajzë në Prizren që më pas vdiq
Është arrestuar një burrë në Prizren pasi dyshohet se në rrugën Brigada nga pakujdesia me makinë ka shkelur për vdekje një vajzë. Sipas raportit 24 orësh të policisë viktima pasi është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit ka ndërruar jetë,
“Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.” thuhej në raport.
Tutje bëhet e ditur se rasti vazhdon të hetohet.























