Gjendet i vdekur në banesën e tij qytetari nga Ferizaj
Sharr Travel

Gjendet i vdekur në banesën e tij qytetari nga Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se në qytetin e Ferizajt është gjetur i vdekur në banesën e tij një person. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili kishte qenë duke jetuar i vetëm në banesën e tij, ishte gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë.

Siç njofton Policia, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.