Dyshohet se i dehur sulmoi dy persona, arrestohet

Dyshohet se i dehur sulmoi dy persona, arrestohet

Një person është arrestuar në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit i kishte sulmuar fizikisht, dy viktimat meshkuj kosovar, transmeton Telegrafi.

I njëjti dyshohet se më pas kishte shkuar te shtëpia e viktimës së tretë mashkull kosovar të cilin e kishte kanosur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.