Arrestohet burri nga Malisheva për dhunë psikike ndaj gruas së tij

Arrestohet burri nga Malisheva për dhunë psikike ndaj gruas së tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së djeshme në komunën e Malishevës, është raportuar për një rast dhune në familje.

Sipas raportit policor ky person kishte ushtruar në vazhdimësi dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

“Me datën 20.09.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare e cila kishte vendosur të largohej nga shtëpia”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje siç bën të ditur policia nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.