Grabitje në Drenas, ia marrin 200 euro dhe ikin me veturë

Grabitje në Drenas, ia marrin 200 euro dhe ikin me veturë

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të grabitjes në Drenas, ku të dyshuarit fillimisht kishin kërkuar që të furnizohen me derivate e më pas njëri nga ta kishte nxjerr një armë të shkurtë dhe nën kërcënim të armës viktimës i kishte kërkuar para dhe ia kishte marr rreth 200 euro.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:09 në Drenas, ndërsa të dyshuarit më pas me veturë ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës, aty ishte ndaluar një veturë pa targa në të cilën kishin qenë dy persona të dyshuar me maska anti- Covid. Të dyshuarit fillimisht kishin kërkuar që të furnizohen me derivate e më pas njëri  nga ta kishte nxjerr një armë të shkurtë dhe nën kërcënim të armës viktimës i kishte kërkuar para dhe ia kishte marr rreth 200 euro, dhe më pas me veturë ishin larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.