Theret me thikë një i mitur në Fushë Kosovë

Theret me thikë një i mitur në Fushë Kosovë

Një person, i mitur është therur me thikë të hënën rreth orës 20:40 në Fushë Kosovë, transmeton Telegrafi.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima i mitur/mashkull kosovar dyshohet se pas një mosmarrëveshje ishte therur me thikë  në krahun dhe shpatullën e majtë nga i dyshuari mashkull kosovar, po ashtu i mitur i cili gjendet në arrati.

Si pasojë e rastit viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.