Vdes derisa ishte duke u shëtitur në Prevallë, policia nis hetimet

Vdes derisa ishte duke u shëtitur në Prevallë, policia nis hetimet

Një person ka vdekur derisa ishte duke shëtitur në pyll në Prevallë, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën pasdite.

Viktima ishte duke shëtitur në pyll bashkë me dëshmitaren femër kosovare, kur i ishte përkeqësuar gjendja.

Dëshmitarja ka njoftuar policinë, të cilët kur kanë arritur në vendin e ngjarjes viktima nuk ka dhënë shenja jete.

Vdekjen e tij e kanë konstatuar skipi mjekësor, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

“Prevallë, 21.09.2021 -15:03 Gjersa viktima mashkull kosovar ishte duke shëtitur në pyll, bashkë me dëshmitaren femër kosovare, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe sipas dëshmitares është alivanosur. Në momentin e arritjes së njësisë policore në vendin e ngjarjes viktima nuk ka dhënë shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raport.