09:59 / 22.09.2021
Shtyu dy të mitur të kryejnë vjedhje, arrestohet ferizajasi
Është arrestuar një person në Ferizaj, pasi dje kishte shtyrë dy të mitur të kryejnë vjedhje në shtëpinë e tyre.
Sipas Policisë, gjësendet e vjedhura janë shitur në lokacione të ndryshme.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.























