Vetura s’ndalet në sinjalin e Policisë, godet një polic dhe dy këmbësorë
Sharr Travel

Vetura s’ndalet në sinjalin e Policisë, godet një polic dhe dy këmbësorë

Një zyrtar policor dhe dy këmbësorë të tjerë janë lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë të martën në mbrëmje në fshatin Bajskë të Mitrovicës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orës, aksidenti ka ndodhur në kohën kur njësia policore kishte ndaluar një automjet dhe ishte duke kryer kontrollin.

“...nga mbrapa kishte shkuar i dyshuari mashkull kosovar, me automjetin tij duke zhvilluar shpejtësi te madhe, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, dhe në momentin kur zyrtari policor e sinjalizon që të ndalet, i dyshuari nuk arrin që të ndalet me veturën e tij dhe godet zyrtarin policor si dhe dy persona tjerë të cilët kanë qenë jashtë veturës”, thuhet në përshkrimin e Policisë për aksidentin.

Të lënduarit, pas marrjes së ndihmës mjekësore në Emergjencën e Vushtrrisë, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.