Sulmohet fizikisht një i mitur në Prizren

Sulmohet fizikisht një i mitur në Prizren

Gjatë ditës së martë në Prizren një i mitur është sulmuar fizikisht nga tre persona të tjerë.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se i mituri është rrahur nga dy meshkuj dhe një femër.

Të dyshuarit gjenden ende në arrati, gjersa rasti po vazhdon të hetohet.

“Rr. Enver Hadri, Prizren, 21.09.2021 – 15:20. Viktima mashkull kosovar i mitur, ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që është sulmuar fizikisht nga dy meshkuj dhe një femër kosovarë/ të mitur. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”.