I dërgoi një mesazh telefonik, arrestohet një i dyshuar në Prishtinë

I dërgoi një mesazh telefonik, arrestohet një i dyshuar në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar pasi dyshohet se i kishte dërguar një mesazh telefonik, viktimës femër kosovare, transmeton Telegrafi.

Rasti ka ndodhur nga 18 shtatori, në Prishtinë.

“Më datën 21.09.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte dërguar një mesazh telefonik, viktimës femër kosovare”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.