Mitrovicë,ndërron jetë personi i cili u aksidentua në fillim të këtij muaji

Mitrovicë,ndërron jetë personi i cili u aksidentua në fillim të këtij muaji

Vdes personi i cili u aksidentua në fillim të këtij muaji në Mitrovicë.

Ka ndërruar jetë personi i cili ishte aksidentuar në fillim të këtij muaji në fshatin Frashër i Madh të Mitrovicës.

Policia bën me dije se i ndjeri ka qenë duke u trajtuar në repartin e kujdesit intensiv në QKUK, ku edhe ka vdekur.

“Më 23.09.2021 është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë duke tretman mjekësor në repartin e kujdesit intensiv në QKUK Prishtinë, për shkak të aksidentit në trafik ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës iu lirohet familjarëve”, thuhet në raportin e policisë.