Dyshohet se nën kërcenimin e thikës, i vodhi para një kalimtari në rrugë
Sharr Travel

Dyshohet se nën kërcenimin e thikës, i vodhi para një kalimtari në rrugë

Një person ka raportuar se derisa kishte qenë në rrugë, një person i ka grabitur një shumë të parave, nën kërcënim të thikës, raporton Express

Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Prishtinë, 23.09.2021 – 13:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë në rrugë, një person i panjohur, i moshës së rritur nën kërcenim të thikës ia kishte grabitur një shumë të parave. Viktima nuk kishte pësuar lëndime, ndërsa i dyshuari pas grabitjes ishte larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.