Gjendet një mjet shpërthyes në Drenas

Gjendet një mjet shpërthyes në Drenas

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjendur mesditën e djeshme nga një qytetar në Drenas, teksa ishte duke kryer punime në rrugë.

Sipas Policisë, njësiti policor e ka bërë sigurimin e mjetit, kurse njësitë për deminim të FSK-së dhe të KFOR-it amerikan e kanë bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt.