U kap duke kultivuar bimë narkotike, arrestohet një person në Klinë

U kap duke kultivuar bimë narkotike, arrestohet një person në Klinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësitë policore është zënë në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike të cilat i kishte kultivuar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 6 bimë të llojit kanabis Sativa, ndërsa gjatë bastisjes, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjet dhe sekuestruar dy armë automatike AK 47, 98 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm. dhe një palë dylbi të armës.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.