Istog, qytetari e gjen një mjet shpërthyes në kulmin e shtëpisë
Sharr Travel

Istog, qytetari e gjen një mjet shpërthyes në kulmin e shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Istog e ka gjetur një mjet shpërthyes në kulmin e shtëpisë së tij.

“Fshati Lubozhë, Istog, 23.09.2021 – 08:50. Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar gjatë punimeve në renovimin e kulmit të shtëpisë së tij, kishte hasur një  mjet shpërthyes. Njësiti IEDD i policisë në mënyrë të sigurt e ka tërheqë mjetin shpërthyes”, ka njoftuar policia në raportin 24-orësh.