Makinën plot me drogë drejt Greqisë

Makinën plot me drogë drejt Greqisë

Policia e Janinës finalizoi sot një operacion për zbulimin dhe bllokimin e një sasie droge kanabis.

Sipas burimeve nga policia helene mësohet se droga me peshë 127 kg u gjet në një makinë që drejtohej nga dy shqiptarë R.S. 28 dhe A.M. 41 vjeç nga Fieri.

Policia bllokoi gjithashtu në banesën e të arrestuarve dhe 4 aparate telefonikë dhe një thike. Çështja i kaloi për shqyrtim Prokurorisë së Janinës vënë në dukje të njëjtat burime./oranews