Qytetari ia lëshon 500 euro falso shitëses, Policia në kërkim të tij
BKT
Kronika

Qytetari ia lëshon 500 euro falso shitëses, Policia në kërkim të tij

Një femër është ankuar se një klient ka paguar me 500 euro që dyshohet të jenë falso.

Rasti ka ndodhur në Prizren, ku Policia e Kosovës ka konfiskuar monedhën dhe rasti është duke u hetuar.

MONEDHË E FALSIFIKUAR

Prizren, 26.09.2021 – 16:10. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, një klient kishte paguar me një monedhë prej 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.


MË SHUME NGA Kronika