Qëlloi veten pasi vrau policin në Lezhë
BKT
Kronika

Qëlloi veten pasi vrau policin në Lezhë

Aldi Rama, 21 vjeçari, që vrau me armë zjarri oficerin e Krimeve, Saimir Hoxha, në Lezhë dhe më pas qëlloi veten, ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të mërkure ( 29 shtator) në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ai vrau policin Saimir Hoxha ditën e djeshme ( 28 shtator) në Lezhë dhe për 6 orë u arratis dhe i fshihej Policisë.

Në vendin e ngjarjes mbërritën Forcat Speciale, Forcat RENEA dhe efektivë nga Tirana, të cilët u vunë në ndjekje të autorit.

Pas disa orësh kërkimesh edhe me helikopter, 21 vjeçari u lokalizua. Aldi Rama qëlloi të paktën dy herë drejt helikopterit të policisë, ndërkohë policia vuri në dispozicion 20 mijë euro për këdo që jepte informacion të vlefshëm për vendndodhjen e autorit të vrasjes së policit 44 vjeçar.

Sipas policisë, efektivët i kanë bërë thirrje që të dorëzohet, por ai ka kundështuar dhe më pas është vetëplagosur me armën e tij para se të arrestohej nga policia.

Pas 6 orë kërkimesh 21-vjeçari u gjet i vetëplagosur në një zonë mes shkurresh, ndërsa pranë kishte një pistoletë dhe telefonin. Pasditen e vonë (28 shtator) i riu u shoqërua fillimisht në spitalin rajonal të Lezhës, më pas u tarnsportua drejt Traumës në gjendje kritike për jetën ku ndërroi jetë mëngjesin e sotëm (29 shtator)./OraNews/


MË SHUME NGA Kronika