19 vjeçari ndalohet për armëmbajtje pa leje në Prizren
BKT
Kronika

19 vjeçari ndalohet për armëmbajtje pa leje në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar një 19 vjeçar për armëmbajtje pa leje.

Dje në rrugën “Ankara” në Prizren, njësi të hetimeve duke qenë në zbatim të masave në kontroll të automjeteve, kanë ndaluar një automjet të tipit BMË, gjatë kontrollimit zyrtarët policor kanë gjetur në posedim të drejtuesit të automjetit një armë të tipit revole, modeli KUZEY/911, së bashku më një karikator.

Ndaj të dyshimuarit SH.Q, mashkull/ Kosovar, i lindur në vitin 2002, zyrtarët policor kanë filluar hetimet për posedim dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.

Në lidhje më këtë rast është informuar prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në mënyrë të rregullt hetimore, njofton policia


MË SHUME NGA Kronika