10:09 / 01.10.2021
Zhduken dy të mitur, njëra në Klinë e njëri në Prishtinë
Dy të mitur janë zhdukur në Klinë e Prishtinë, në dy raste të ndara.
Sipas Policisë, një nënë nga Klina ka njoftuar se vajza saj e mitur është larguar nga shtëpia më 29 shtator dhe nuk është kthyer më.
Ndërsa, në Prishtinë, babai i një të mituri po ashtu ka njoftuar dje policinë se djali i tij është zhdukur dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Në të dyja rastet, njësia polciore është duke kryer hetime.























