09:40 / 05.10.2021
Prizren, dyshohet se nën kërcënimin e armëve ua grabitin dy çanta dore
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një mashkull dhe femër kanë raportuar se derisa kanë qenë me automjetin transportues për transportimin e të hollave, dyshohet se dy persona të panjohur nën kërcënimin e armës, u kanë grabitur dy çanta dore dhe janë larguar në drejtim të panjohur, transmeton Telegrafi.
Rasti ka ndodhur në rrugën “ William Woker” në Prizren, të hënën rreth orës 11:10.
Njësia përkatës policore është duke hetuar rastin.























