09:24 / 06.10.2021
Gjendet një i vdekur në Prishtinë
Një person është gjetur mbrëmë pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Çavdërbasha”, në Prishtinë. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.























