09:23 / 08.10.2021
Vodhi kabllo të rrymës në një kompani, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka arrestuar dje një qytetar në Prishtinë, pasi ka kryer një vjedhje.
Sipas Policisë, i dyshuari në një kompani private në rrugën “Luan Haradinaj” ka vjedhur disa kabllo të rrymës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.























