09:51 / 13.10.2021
Vidhen dru në Xerxë
Disa dru janë vjedhur të martën në Xerxë të Gjakovës.
Sipas policisë disa persona kanë transportuar dru, pa dokumente përkatëse.
“Me vendim të prokurorit, drutë i janë konfiskuar, ndërsa traktori i është liruar”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti po cilësohet si vjedhje e pyllit.























